Lajmi për shfaqjen e një lloji të ri të koronavirusit të quajtur omicron i shqetësoi të gjithë.
Megjithatë, sipas informacioneve të deritanishme, nuk arsye për t’u shqetësuar, transmeton portal arbresh.info
Ende po kryehen studime rreth variantit Omicron dhe duhet disa javë që të kuptojmë më shumë rreth variantit që u shfaq fillimisht në Afrikën e Jugut.
Një përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i tha Reuters se shumica e pacientëve nuk kanë një pasqyrë të rëndë klinike për momentin, edhe pse kjo nuk do të thotë se është e pamundur që mund të ndodhë.
Për sa i përket ashpërsisë, Omicron shfaq simptoma të lehta te shumë pacientë dhe e vërteta është se ka një numër në rritje të të infektuarve me këtë variant.
“Numri i pacientëve me Omicron do të rritet”, tha këshilltarja e OBSH-së, DR. Maria Van Kerkhove.
Një mjek nga Botsvana, një nga vendet e para ku është konfirmuar virusi, thotë se 16 nga 19 të infektuar nuk kanë simptoma dhe tre të tjerët kanë simptoma “shumë të lehta”. Gjithashtu, mjekët atje pohojnë se të gjithë të infektuarit me omicron tashmë janë shëruar.
Simptomat që shfaqen nga Covid janë kolla e vazhdueshme, temperature e lartë, si dhe humbja e shqisës së shijimit dhe nuhatjes.
Megjithatë, sipas asaj që dihet deri më tani, omicron ka shumë të ngjarë të shkaktojë simptoma disi të ndryshme. Dr. Angelique Coetzee, mjekja që raportoi për herë të parë simptoma “të çuditshme” te pacientët në Afrikën e Jugut, pas së cilës u zbulua një lloj i ri, renditi tre që janë të zakonshme për shumicën – lodhje, dhimbje të muskujve dhe trupit, dhimbje koke.
Ajo gjithashtu theksoi se ndryshe nga të infektuarit me Delta, asnjë nga të infektuarit me Omicron nuk ka raportuar për humbje të shqisës së shijimit ose nuhatjes.
Kur bëhet fjalë për arsyen pse soji i ri jep simptoma më të lehta, ekspertët besojnë se arsyeja mund të jetë se ka shumë njerëz të vaksinuar, kështu që vaksinat e dobësojnë virusin dhe një arsye tjetër është se ata janë të infektuar kryesisht më të rinj.
Gjithashtu, një teori e mundshme është se mutacionet në fakt e kanë dobësuar virusin./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...