Google ADS

Tre shqiptarë arrestohen duke mbledhur bimë mediciale në Greqi dhe gjobiten për shkelje të masave anti-covid

19:31 | 5 Maj 2020
Arbresh.info

Tre shqiptarë u arrestuan në kufi nga policia greke pasi u kapën duke mbledhur bimë medicinale.

Ndërsa u gjobitë pasi shkelën rregullat e karantinës së COVID-19 në Greqi.

Sipas policisë helene, të arrestuarit janë të moshës 28, 29 dhe 33 vjeç dhe u kapën duke transportuar 6 thashë me 94 kg bimë të egra medicinale.

Ndërsa për shkeljen e rregullave të autoriteteve greke për masat anti covid, shqiptarët u gjobitën me nga 5 mijë euro.

Policia greke përgjatë kufirit me Shqipërinë vazhdimisht bën patrulla, duke vëzhguar shqiptarët të cilët mbledhin këto bimë për përdorim farmaceutik apo kozmetik./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme