Google ADS

Tre lojtarë të tjerë të Parizanit pozitiv me Covid-19

09:52 | 10 Korrik 2020
Arbresh.info

Dje rreth mesnatës tre futbollistë të tjerë të Partizanit, pas Boldorit dhe Feratit kanë dalë pozitivë me “COVID-19”.

Bëhet fjalë për Çinarin, Koten dhe Malën. Mësohet se të tre lojtarët janë asimptomatikë dhe se nuk kanë shfaqur as problemin më të vogël shëndetësor.

Klubi i Partizanit, nëpërmjet një deklarate të bërë në mesin e natës, konfirmoi lajmin se Çinari, Kote dhe Mala kanë rezultuar pozitivë, por ndërkohë kanë saktësuar se ndeshja sot me Tiranën do të luhet.

Ja deklarata e klubit:

“FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për ‘COVID-19’. Në total janë kryer 50 tamponë, dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmuara nga ISHP-ja (Instituti i Shëndetit Publik), tre pjesëtarë të ekipit, Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote, kanë rezultuar pozitivë me ‘COVID-19’ dhe janë asimptomatikë.

Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativë. Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës.

Ekipi gëzon gjendje optimale dhe pavarësisht mungesave, është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën”, thuhet në deklaratën e Partizanit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme