Google ADS

Trajtimi i kancerit të prostatës mund të mbrojë nga Covid-19, thotë studimi zviceran

09:01 | 7 Maj 2020
Trina Galanxhi

Terapia e privimit nga androgjeni mund të mbrojë nga infeksioni Covid-19 dhe nga përparimi i sëmundjes së rëndë.

Kjo sugjerohet nga një studim i udhëhequr nga një profesor nga Università della Svizzera Italiana dhe ETH Cyrih, transmeton portal arbresh.info

Pacientët meshkuj janë më të rrezikuar nga infeksioni Covid-19 në krahasim me femrat.

Studimi i udhëhequr nga Andrea Alimonti, ka vëzhguar mbi 4500 burrra në rajonin Veneta në Itali.

Studiuesit gjithashtu kanë gjetur se burrat e trajtuar për kancerin e prostatës me terapi të privimit nga androgjencët kishin më pak të ngjarë të prekeshin nga Covid-19, dhe nëse ishin të infekstuar, sëmundja për ta do ishte më pak e rëndë.

Nga 5200 burrat e ëvzhguar, të prekur me kancer të prostatës në rajonin Veneto, u gjet se asnjë nga ta nuk u infektua me Covid-19 dhe se asnjëri nga ta nuk vdiq. Në mesin e pacientëve me kancer të prostatës, rreziku i infeksionit SARS-CoV-2 ishte katër herë më i ulët pasi ata kishin marrë trajtimin.

Alimonti dhe kolegët e tij besojnë se gjetjet e tyre sugjerojnë që edhe nëse burrat nuk kishin kancer të prostatës, ata që janë në rrezik të lartë të zhvillimit të COVID- 19 mund të marrin ADT për një periudhë të kufizuar për të parandaluar infeksionin, ndërsa ata që infektohen mund të marrin ADT për të zvogëluar ashpërsinë e simptomave. “Shpresoj që gjetjet tona të frymëzojnë klinikë të tjerë që të kryejnë prova klinike duke përdorur ADT kalimtare te burrat e infektuar me Covid- 19, përveç terapive të tjera eksperimentale,” thotë Alimonti.

Megjithatë, pacientët me Covid-19 mund të jenë testuar më shumë, sesa pacientët me kancer të prostatës. Pacientët me kancer të prostatës në ADT mund të jenë më të kujdesshëm në distancimin shoqëror sesa ata që nuk janë me ADT dhe pacientët me forma të tjera të kancerit, veçanërisht pasi ADT mund të administrohet në shtëpi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme