Google ADS

Topi për Covid-19: Ne do të jemi në kushtet që mund ta fitojmë imunitetin natyral

21:09 | 5 Maj 2020
Arbresh.info

Ish-Presidenti Bamir Topi në një intervistë për RTV Ora thotë se lehtësimin e masave kufizuese nuk e shikon me shqetësim. Sipas tij, në këto momente virusi COVID-19 është në një fazë rënie, ndërsa theksoi se jemi në kushtet kur njeriu mund të fitojë atë që quhet imunitet natyral.

Bamir Topi: Unë mendoj se ne duke parë virusin që është në një fazë debulese, po vjen duke u dobësuar, duhet një kujdes, por nga ana tjetër jemi duke ardhur në ato kushte ku mjaft shkencëtarë janë të mendimit që kur virusi dobësohet, gradualisht kjo që quhet hapje mund të jetë e favorshme edhe për përfitimin e një imunitetit natyral. Ne do të jemi në kushtet që mund ta fitojmë imunitetin natyral. Shumë e rrezikshme ka qenë periudha në shkurt dhe mars, kur përballja me virusin ishte fatale. Unë nuk e shoh problematik momentin e hapjes. Padyshim kujdesi duhet të jetë absolut. Do jenë kushtet që mund të fitohet një imunitet natyral.

Topi u shpreh kundër fashave të orareve të vendosur nga qeveria, pasi sipas tij sjellja e virusit nuk është me orar.

Bamir Topi: Për hir të së vërtetës nuk e shikoj që sjellja e virusit është me orare fikse. Pra të lesh njerëzit me një lloj grumbullimi sepse ka dhe një efekt psikologjik. Është krijuar edhe një psikozë që në fashën që ta lejon qeveria nuk ka rrezik për virusin. Pastaj pas orës 17:30 rreziku ndaj virusit është i lartë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme