Google ADS

Topalli tregon si është situata në Fushë Kosovë pas mbylljes

00:32 | 7 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli, ka thënë se janë të pranueshme masat e reja të kufizimit të cilat janë marrë nga Qeveria për këtë qytet pas rasteve të fundit që janë shfaqur me COVID-19.

“Kemi qenë të informuar me kohë për masat e reja të kufizimit që janë ndërmarrë për këtë vikend dhe vazhdojnë deri të hënën”.

“Ne kemi qenë në teren bashkë me policinë dhe kemi shikuar të gjitha lokalet në qytet se a janë të hapura. Por, të gjithë e kanë respektuar vendimin për mbyllje nga ora 20:00”.

“Po shpresojmë se do të kemi më pak raste me COVID-19 pas kësaj mbyllje”.

“Ne gastronominë jemi munduar ta ndihmojnë me subvencione pas goditjes nga pandemia”, ka thënë Topalli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme