Tom Hanks ka bërë një lloj dhurimi të veçantë.
Aktori në një postim të mërkurën në Instagram duket se po dhuron plazmën për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Plazma që rrjedh nga gjaku tek njerëzit, si Hanks, i cili është shëruar me sukses nga virusi, mund të përmbajnë antitrupa që mund të ndihmojnë potencialisht të tjerët që luftojnë sëmundjen.
Muajin e kaluar ai ndau një foto të ngjashme, pas asaj që dukej se ishte hera e tij e parë që dhuronte plazma.
Hanks dhe gruaja e tij, Rita Wilson, u shtruan në spital në Queensland, Australi në fillim të marsit pasi u diagnostikuan me koronavirus.
Hanks tha në një intervistë me NPR muajin e kaluar se çifti shpresonin se plazma e tyre mund të ishte e dobishme në studimin e trajtimit COVID-19.
“Rita kaloi një kohë më të vështirë sesa unë”, ka thënë Hanks për përvojën e tyre me sëmundjen.
Ai tha se Rita kishte ethe dhe simptoma të tjera, duke humbur edhe sensin e shijes dhe erës.
https://www.instagram.com/p/CAswDV6JBd3/?utm_source=ig_embed
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...
Rryma i fiku edhe në Porto Riko, pothuajse i gjithë vendi pa...
Rovena po martohet sonte? Xheneta dhe Vullneti në dyshime, s...