Epidemiologu, Ilir Tolaj tha për Euronews Albania se shifrat në rënie të të infektuarve me coronavirus në Kosovë nuk janë meritë e masave të ndërmarra nga autoritetet, por meritë e situatës demografike, popullatës së re dhe arritjes së një lloj imuniteti kolektiv që tashmë është mbrojtës.
Ai shprehu shqetësimin për papërgjegjshmërinë me të cilën sipas tij kanë vepruar të gjithë politikanët gjatë fushatës zgjedhore, që nuk i kanë shmangur në asnjë rast grumbullimet e njerëzve, çka sipas mjekut mund ta prishë këtë ecuri të mirë të pandemisë në Kosovë në dy javët në vazhdim.
“Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ky është një konfirmim që Kosova tashmë ka arritur një nivel jashtëzakonisht të kënaqshëm të imunitetit kolektiv, dhe nëse në periudhën e ardhshme nuk do të rrezikohet nga ndonjë valë e re, dhe me procesin e vaksinimit, atëherë do të jemi në një situatë kur Kosova gradualisht do t’i kthehet normalitetit”, tha mjeku.
Numri i infektimeve në Kosovë ka pësuar një rënie të konsiderueshme në javët e fundit. Referuar situatës epidemiologjike, qeveria po rishikon mundësinë për të lehtësojë masat. Gjithçka mbetet për t’u vlerësuar nga ekspertët, të cilët me shumë gjasa do të zgjasin orën e bizneseve.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...