Rajoni i Tokios ka regjistruar 3,177 raste të reja me koronavirus, njëherësh rekord ditor, mirëpo vetëm 16 raste janë të lidhura me Lojërat Olimpike.
Autoritetet e Tokios ka thënë më 28 korrik se numri i rasteve me koronavirus është rritur në 24 orët, për dallim nga 2,848, sa kanë qenë në periudhën paraprake.
Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios kan thënë se asnjë atlet nuk ka qenë në mesin e 16 të infektuarve.
Deri më tani, 159 persona të akredituar për këtë organizim, kanë rezultuar pozitivë në koronavirus, 17 prej të cilëve kanë qenë atletë.
Numri në rritje i të infektuarve në Tokio ka shtyrë tri rajone të këtij qyteti që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.
Numri i të infektuarve mund të ulë entuziazmin për këto Lojëra, të cilat janë duke u zhvilluar në kushte të pashembullta, përshirë edhe ndalesën për spektatorë në shumicën e ngjarjeve.
Lojërat Olimpike janë shtyrë nga viti i kaluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit./REL/
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...