Në Shqipëri situata e pandemisë duket se ka një rënie, por që infektimet nga Covid vijon të mbetet problematik në qendrat e mëdha të banimit. Brenda 24 orëve ka pasur 587 shtetas të infektuar nga Covid dhe kjo rezultoi pas 3,143 testimeve.
Brenda 24 orëve janë shëruar 526 persona, ndërsa faktkeqësisht kanë humbur jetën 3 shtetas, ku ndër tyre është edhe një person 49-vjeçar nga Patosi.
Tirana, si metropoli ku është përqendruar pjesa më e madhe e popullisisë vijon të mbetet me numrin më të lartë të infektimeve.
“Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar”, thuhet në raportin ditor.
Më poshtë raporti ditor
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3,143 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 587 qytetarë, në këto bashki: 241 qytetarë në Tiranë, 40 në Fier, 28 në Berat, 26 në Gjirokastër, 23 në Elbasan, 20 në Durrës, 19 në Shkodër, 17 në Lushnje, 16 në Vlorë, Korçë, 13 në Dimal, 12 në Kamëz, Sarandë, 8 në Kavajë, Përmet, 7 në Mallakastër, 5 në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 4 në Tropojë, Lezhë, Krujë, Bulqizë, Patos, Peqin, Gramsh, Libohovë, 3 në Vorë, Këlcyrë, Devoll, 2 në Selenicë, Himarë, Maliq, Skrapar, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Has, Mirditë, Dibër, Mat, Rosokovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.
Janë 8,401 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 49 vjeç nga Patosi, një qytetar 63 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Ballshi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,213 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (13 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 587
Të shëruar në 24 orë 526
Të shtruar në spitale 176
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 3,143
Testime totale 1,347,471
Raste pozitive 192,600
Raste të shëruara 181,213
Raste Aktive 8,401
Humbje jete 2,986
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,460
Fier 865
Shkodër 453
Vlorë 443
Gjirokastër 443
Durrës 419
Berat 367
Elbasan 346
Korçë 253
Lezhë 195
Dibër 81
Kukës 76
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...