Liderët politikë duhet të punojnë për ta bërë vaksinën kundër Covid-19 të arritshme nga të gjithë për të mirën publike të botës. Deklarata vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Kreu i saj, Tedros Adhanom Gebrejesus tha nga selia qendrore në Zvicër se përkushtimi politik është thelbësor që të gjithë të kenë qasje tek vaksina, veçanërisht të varfërit dhe ata që nuk e përballojnë dot.
“Përkushtimi politik, sigurisht, është mënyra e vetme për të pasur një shpërndarje të drejtë. Por, një nga zhvillimet shqetësuese që ne shohim është se disa vende po shkojnë në një drejtim tjetër.
Kur nuk ka një konsensus për arritjen e një vaksine, që është një e mirë publike globale, ajo mund të jetë pronë e atyre që kanë para’, ndërsa ata që nuk e përballojnë, nuk do të kenë qasje tek vaksinat”, tha kreu i OBSH-së.
Kjo duket më shumë si një kritikë jo e drejtpërdrejtë për Britaninë e Madhe, që ka nisur të rezervojë miliona doza të vaksinave të mundshme që janë në zhvillim e sipër. Gebrejesus shtoi më tej se vaksinat si produkt publik global nuk duhet të konsiderohet si një lloj bamirësie.
Organizata Botërore e Shëndetësisë po finalizon një metodë shpërndarjeje, ndërsa beson se nga kjo sjellje do të përfitojnë të gjitha shtetet, pasi sjell rimëkëmbje ekonomike./javanews/
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...