Tetë të shëruar, e një rast i ri me koronavirus në Suharekë

23:46 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

Sonte në Suharekë është regjistruar një rast i ri me koronavirus.

Kryetari Bali Muharremaj thotë për RTV Dukagjinin se pos këtij rasti pozitiv nga Suhareka janë shëruar edhe tetë persona që ishin të prekur me COVID-19.

Sonte në Suharekë është regjistruar një rast i ri me koronavirus.

Kryetari Bali Muharremaj thotë se pos këtij rasti pozitiv nga Suhareka janë shëruar edhe tetë persona që ishin të prekur me COVID-19.

“Rasti i ri është nga Reparti i Hemodializës në Prizren. Sot janë testuar edhe 12 raste të tjera nga Suhareka që kanë qenë të dyshuara nga Reparti i Hemodializës në Prizren por për fat të mirë tjerat kanë rezultuar negative”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Muharremaj thotë se është i kënaqur me përmirësimin e gjendjes së pacientëve nga Suhareka pasi sipas tij numri është duke rënë nga dita në ditë.

“I kemi 27 raste aktive dhe 10 të shëruar nga Suhareka, por besojmë se ky numër do të bie shumë brenda tri ditëve”.

I pari i Suharekës thotë se qytetarët nga kjo komunë po vazhdojnë t’i zbatojnë vendimet e qeverisë por sipas tij njerëzit kanë nevojë pak të dalin nga shtëpitë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme