Testohen 46 nga 63 punëtorët e KEK-ut të dyshuar për kontakt me kolegët e infektuar

15:54 | 8 Qershor 2020
V. S.

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ka intensifikuar masat mbrojtëse në vazhdën e përpjekjeve për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.“Dy nga nëntë kolegët tanë kanë shprehur se kanë simptoma më të theksuara, njëri gjendet në spital për trajtim, ndërsa të tjerët gjenden në vetizolim dhe me gjendje të mire (pa simptoma) dhe stabile”, thuhet në kumtesë.

“Në anën tjetër, falë bashkëpunimit të shkëlqyer me IKSHPK-në, sot janë testuar edhe 46 nga 63 kolegët tone që dyshohet se kanë pasur kontakt me kolegët që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19”.

Komiteti i Sigurisë në nivel të Korporatës dhe ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv pas analizimit të situatës ka vendosur të ndryshojë orarin e punës në njësitë prodhuese DPQ, TCA dhe TCB.

“Si rrjedhojë, tani e tutje në PRODHIM do të punohet me dy ndërrime nga 12 orë, ndërsa në MIRËMBAJTJE do të punohet në GRUPE vetëm në ndërrimin e parë gjithashtu me orar 12 orë, hap ky që do të shmang në masë lëvizjen e punëtorëve të cilët udhëtojnë nga të gjitha trevat e Kosovës”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme