Duke filluar nga dita e hënë do të vijojë përdorimi i testeve të shpejta të antigenit, lajm që u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një komunikimi me median.
Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj tha në një intervistë televizive se, përfshirja e testeve do të shkurtojë kohën e përgjigjes dhe se epidemiologët janë pajisur me udhëzuesit përkatës.
“Me testet e shpejta përgjigja del për 30 minuta duke shkurtuar në maksimum përgjigjen për qytetarët. Baza e testeve të shpejta të antigenit është siguria dhe efikasiteti. Sa herë që merren vendime të reja shoqërohen nga një udhëzues që bëhen nga ekspertët e fushës. Ky udhëzues u niset epidemiologëve me detaje se si do të përdoren testet e shpejta, si nxirret rezultati, përgjigja apo dhe përdorimi i masave të mbrojtjes personale”, tha Brataj./ATSH
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...