Nuk e kishin provuar më parë, por edhe kjo lloj simptome mund të jetë e mundur nga koronavirusi…
Disa nga të mbijetuarit e COVID-19 të ri kanë raportuar simptoma të çuditshme pas infeksionit. Sipas “Neë York Times”, atyre përveç shumë problemeve fizike u kanë rënë edhe dhëmbët.
Farah Khemili, 43 vjeç, e kaloi virusin në pranverë, por tani atij kanë nisur t’i bien dhëmbët, pa dhimbje dhe pa gjak. Ajo shkoi te dentistit, që i tha se, po humbet kockat në nofull nga duhanpirja.
Por ajo nisi të dyshonte gjithashtu se kjo dukuri kishte lidhje edhe me Covid-19 dhe nisi të kërkonte në “FB” për persona më simptoma të njëjta. Ajo zbuloi edhe të tjerë që kanë humbur dhëmbët në këtë mënyrë.
Dentistët akoma nuk kanë prova konkrete për këtë gjë. Por që kur nisi pandemia, lista e simptomave dhe pjesëve të trupit që sulmohen nga koronavirusi ka ardhur duke u rritur.
Dentistët thonë se, është diçka shumë e rrallë që dhëmbët të bien vetë, pa asnjë shkak dhe pa dhimbje.
Ajo që dihet është se koronavirusi sulmon gojën, për shkak se ajo është rruga kryesore prej nga mund të merret infeksioni dhe së bashku edhe me hundën janë një inkubator mikrobesh.
Shumë pacientë me koronavirus raportojnë humbje të shijes dhe aromës, pikërisht sepse virusi prek të parat organet ORL.
A mundet që inflamacioni i shkaktuar nga koronavirusi të dëmtojë mishrat e dhëmbëve dhe të provokojë rënie të tyre?
Akoma nuk mund të thuhet me saktësi, por ky mbetet sërish një virus i ri që vazhdon të befasojë shkencëtarët./kohajone/
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...