Google ADS

Të rinjtë po përhapin më së shumti koronavirusin, thotë studimi

09:09 | 4 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Një studim i ri sugjeron se përhapësit më të mëdhenjë të koronavirusit në SHBA janë të rriturit e moshën nga 20 deri 49 vjeç.

Një ekip hulumtues në Imperial College në Londër përdori të dhëna për vendndodhjen e celularëve që mbulojnë më shumë se 10 milion njerëz dhe informacione të disponueshme për publikun mbi përhapjen e virusit për të llogaritur se cilat grupmosha ishin më përgjegjëse për përhapjen e virusit në pjesën më të madhe të SHBA-ve, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info

Fëmijët bëjnë pjesë në grupin e njerëzve që e përhapin më pak koronavirusin, thanë studiuesit, duke shtuar se edhe të moshuarit e përhapin më pak infeksionin.

“Studimi sugjëron se infeksionet e koronavirusit në SHBA janë ringjallur në vitin 2020, pasi po përhapen në masë nga të rriturit e moshës 20-49, dhe në veçanti të rriturit e moshës 35-49”, thuhet në studimin e botuar në “Science”, transmeton portali arbresh.info

“Ndryshe nga gripi pandemik, këta të rritur llogaritën pas rihapjes së shkollës në tetor, 2020 për rreth 72.2% të infeksioneve të SARS-CoV-2 në SHBA, ndërsa më pak se 5% origjinën nga fëmijët e moshës 0-9 dhe më pak se 10% nga adoleshentët e moshës 10-19 vjeç”, thuhet në studim.

Studimi vlerësoi se personat nga 35 deri 49 vjeç përbënin 41% të transmetimeve të reja deri në mes të gushtit, dhe të rriturit 20 deri në 34 ishin përgjegjës për 35% të tjerë. Fëmijët dhe adoleshentët përbënin vetëm 6% të përhapjes. Njerëzit nga 50 deri në 64 vjeç përbënin 15% të transmetimit të infeksionit.

Studiuesit thanë se përpjekjet për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, përfshirë vaksinimin,  duhet të përqendrohen ndoshta tek ata të moshës 20 deri 49 vjeç./arbresh.info/

Të ngjashme