Të moshurit kanë më shumë gjasa që t’u besojnë lajmeve të rreme, sesa të rriturit e rinjë, zbulon një studim i ri.
Viktimat e lajmeve të rreme mund të kenë pasoja të rëndësishme fizike, emocionale dhe financiare, veçanërisht për të moshuarit të cilët mund të kenë kursimet e tyre të jetës ose çështje serioze mjekësore në rrezik, thanë studiuesit, transmeton portal arbresh.info
“Ne donim të shihnim nëse kishte një ndryshim moshe në përcaktimin nëse lajmet janë të vërteta kundër atyre të rrejshme”, tha autori kryesor Didem Pehlivanoglu, një studiues postdoktoral në psikologji në Universitetin e Floridës, në Gainesville.
“Ne posaçërisht donim ta shikonim këtë sepse e dimë se me plakjen, shumica e njerëzve tregojnë një rënie në aftësitë e tyre njohëse. Por ne gjithashtu e dimë se disa aftësi të përpunimit të informacionit ruhen apo edhe përmirësohen,” tha Pehlivanoglu.
Studimi, i botuar këtë javë në Journal of Experimental Psychology: Applied, u krye midis majit dhe tetorit të vitit 2020.
Në studim kanë marrë pjesë një grup të moshuarish, të moshës 61 deri në 87 vjeç, dhe një grup studentësh të kolegjit.
Pjesëmarrësve iu kërkua të lexonin dhe vlerësonin 12 artikuj të plotë të lajmeve rreth COVID-19 dhe temave jo-COVID. Disa nga artikujt ishin të vërtetë dhe disa ishin të rremë.
Të moshuarit dhe të rinjtë kishin nivele të ngjashme të aftësisë për të zbuluar lajmet e rreme, sipas studimit.
Të dy grupet kishin më pak gjasa të identifikonin lajme të rreme për pandeminë, sesa lajemt që nuk kishin lidhje me pandeminë.
Kjo mund të jetë edhe për shkak të njohjes së ulët të informacionit të lidhur me Covid-19 në muajt e parë të pandemisë, sugjeron studimi.
Studimi zbuloi se të rriturit mbi 70 vjeç kishin më pak gjasa të hetonin lajmet e rreme mbi pandeminë, por kjo ka të ngjarë sepse ata nuk e shikuan aq nga afër informacionin ose nuk i kushtuan vëmendje detajeve, shtuan autorët e studimit.
Studimi theksoi se të moshuarit bëhen të ndjeshëm ndaj lajmeve të rreme dhe dezinformatave, duke vënë kështu në rrezik shëndetin./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...