Takimi i Bashës me qytetarët në Durrës, reagon Edi Rama

12:36 | 30 Maj 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për takimin që kreu i PD Lulzim Basha pati sot me qytetarët në Durrës.

“TË RREZIKOSH SHËNDETIN DHE JETËN E NJERËZVE PËR TË LUAJTUR NJË PLLAKË GRAMAFONI!”, shkruan Rama në twitter.

Ndërkohë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar më herët për këtë, e cila shprehet se është e tmerruar nga kjo “shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie, në kushtet e hapjes, kur më shumë se kurrë njerëzit duhet të respektojnë rregullat e mbrojtjes nga COVID-19, sepse ekspozimi është i madh”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme