Në Open në Top Channel u fol për situatën e pandemisë së Covid-19 në vendin tonë dhe për kohën se kur pritet të mbërrijë vaksina në Shqipëri.
Profesor Genc Sulçebe tha se duhet ta shikojmë me qetësi situatën dhe nuk ka nevojë për debat. Ai shtoi se duke qenë një vend i vogël, Shqipërisë i mjaftojnë 2 milionë vaksina.
“Duhet ta shohim me qetësi problemin, ska nevojë për debat nga ana profesionale. Covaksi është një marrëveshje e mbështetur nga Organizata Botërore e Shqipërisë që garanton për këto vendet që nuk kanë kontaktuar direkt me prodhuesin dhe në portofolin e Covaksin mbulohet muajt e parë të 2021 me vaksinën e Oksfordit, Astra Zeneka.
Mendoj se problemi i Shqipërisë është relativisht i thjeshtë pasi ne nuk kemi nevojë për më shumë se 2 milionë doza vaksinash për të mbuluar popullatën. Atëhere 2 milionë mund t’na i japi edhe Bashkimi Europian, mund t’na i japi edhe një vend kufitar, mund t’na i japi edhe SHBA”- tha Sulçebe./tch/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...