Eksperti i Shëndetit Publik, mjeku Erion Dasho ka bërë një propozim që sipas tij ul ekspozimin e personelit mjekësor ndaj pacientëve të infektuar me koronavirus.
Ai thotë se duhet ngritur një reanimacion virtual që krijon mundësinë që pacientët e hospitalizuar të menaxhohen nga mjekë të specializuar brenda dhe jashtë vendit pa patur nevojë të kenë kontakt me ta.
Dasho shprehet se komandat e aparaturave jepen në distancë, ndërsa shton se një sistem i tillë mund të implementohet brenda pakë ditëve me një kosto të përballueshme.
Reagimi i Erion Dashos në rrjetet sociale
“Një reanimacion virtual për pacientët e prekur nga covid-19
Muaji qershor u mbyll me gati 30 vdekje, pothuajse aq sa tre muajt e parë të epidemisë. Me rritjen e rasteve midis personave të moshuar dhe atyre të prekur nga sëmundje kronike, më tepër raste pritet të kenë nevojë për hospitalizim dhe kujdes intensiv. Sot ekziston një zgjidhje inteligjente që përmirëson ndjeshëm cilësinë e kujdesit intensiv:
REANIMACIONI VIRTUAL!
Reanimacioni virtual mundëson lidhjen e gjithë shtetërve reanimatorë në një panel të vetëm ku ekipet reanimatorë të QSUT “Nënë Tereza”, “Shefqet Ndroqi” dhe të çdo spitali rajonal mund të punojnë si një ekip i vetëm duke ndarë njohuri, aftësi dhe pervoja.
Reanimacioni virtual krijon mundësinë që pacientët e hospitalizuar (përfshi edhe pacientët e intubuar) të menaxhohen përgjatë 24 orëve nga mjekë të specializuar brenda dhe jashtë vendit, pa patur nevojë të kenë kontakt fizik me pacientin. Përfitimi është dyfish. Koha e kontaktit mjek-pacient rritet, kurse ekspozimi i mjekut ulet deri në eliminim./noa/
Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimo...
Konjufca priti në takim anëtarët e komisionit të Parlamentit...
Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it
Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më së p...
Vendasit dhe policia në luftë të përbashkët kundër bandave, ...
Space X lanson edhe një raketë testuese