Gati një e treta e infeksioneve me koronavirus te foshnjat e porsalindura janë marrë kur ishin në barkun e nënës, ose gjatë lindjes, ka zbuluar një studim i fundit.
Infeksioni Covid-19 është i rrallë te fëmijët e posalindur, megjithatë, mjekët kanë dashur që të kuptojnë rreziqet e mundshme me të cilat përballen foshnjat nëse infektohen pas lindjes, shkruan Guardian, transmeton portal arbresh.info
Mjekët në Francë ekzaminuan 176 raste të regjistruara të infeksioneve të koronavirusit neonatal në të cilat foshnjat rezultuan pozitive të paktën një herë ose u zbulua se kishin antitrupa kundër virusit.
Shumica e foshnjave, rreth 70%, ishin infektuar në spital ku nëna, personeli mjekësor, pacientët e tjerë, anëtarët e familjes dhe vizitorët të gjithë paraqisnin një rrezik të mundshëm të infeksionit. Pjesa tjetër e infeksioneve u transmetua direkt nga nëna para ose gjatë lindjes.
Daniele De Luca, drejtor mjekësor i pediatrisë dhe kujdesit kritik neonatal në spitalin Antoine Béclère në Paris, tha se pavarësisht se ishte e rrallë, ishte e rëndësishme që mjekët të ishin të vetëdijshëm që të sapolindurit mund të lindin me virusin ose ta kontraktojnë atë ndërsa ndodhen në spital.
“Në fillim të pandemisë u tha se Covid-19 nuk do të prekë foshnjat, megjithatë disa raste të rralla janë shfaqur”, tha ai.
Studimi i botuar në revistën “Nature Communication”, gjeti se gjysma e të sapolindurve me koronavirus ishin asimptomatikë.
Nga ata që vazhduan të shfaqnin simptoma, 64% kishin skanime anormale të mushkërive, 52% kishin probleme me frymëmarrjen, 44% kishin ethe dhe 36% kishin vështirësi me të ushqyerit, diarrenë dhe të vjellat./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...