Një antidepresant i lirë mund të jetë arma më e re në luftën kundër COVID-19.
Ilaçi, fluvoxamine, i cili zakonisht përshkruhet për të trajtuar depresionin dhe çrregullimin obsesiv-kompulsiv, mund të zvogëlojë nevojën për shtrimin në spital tek të rriturit që sëmuren rëndë nga COVID-19, sipas hulumtimit të botuar të mërkurën në revistën Lancet Global Health.
Gjetjet bazohen në një provë klinike që u zhvillua në Brazil nga janari në gusht dhe shqyrtoi të rriturit me rrezik të lartë, simptomatikë, të cilët së fundmi ishin infektuar nga Covid-19, transmeton portal arbresh.info
Kur iu dha një dozë 100 miligramësh fluvoxamine, e shitur në SHBA me emrin e markës Luvox, dy herë në ditë për 10 ditë, pjesëmarrësit që morrën pjesë në studim kishin më pak gjasa që të kërkonin të shtroheshin në spital.
Në studim morrën pjesë rreth 1500 të rritur, kur gjysma morën ilaçin dhe gjysma morën një placebo. Në grupin që mori fluvoxamine, 11 për qind duhej të shtroheshin në spital ose të trajtoheshin në një dhomë urgjence gjatë gjithë kohës, krahasuar me 16 për qind në grupin placebo.
Fluvoxamine “mund të jetë një nga armët tona më të fuqishme kundër virusit dhe efektiviteti i tij është një nga zbulimet më të rëndësishme që kemi bërë që nga fillimi i pandemisë”, tha Edëard Mills, autor i studimit dhe studiues në Universitetin McMaster në Kanada.
Mills dhe bashkautorët e tij vendosën të testojnë ilaçin si një trajtim për COVID-19 sepse dihet se redukton inflamacionin, të cilin virusi mund ta shkaktojë në të gjithë trupin.
Fluvoxamine është përdorur si një antidepresant që nga vitet 1990 dhe ndihmon në balancimin e niveleve të serotoninës në tru. Ilaçi gjithashtu vjen me një çmim të ulët, duke kushtuar afërsisht 4 dollarë për kurs 10-ditor.
Kjo mund të jetë një “ndryshues i lojës” për vendet më të varfra me shkallë të ulët vaksinimi dhe ato që nuk kanë qasje në terapi më të avancuara COVID-19, tha Mills./the hill/ arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...