Studimi tregon simptomën e parë te fëmijët që preken nga Covid-19

11:12 | 14 Maj 2020
Trina Galanxhi

Një studimi fundit ka treguar në detaje se cila është simptoma e parë te fëmijët që preken nga Covid-19.

Sipas studimit të kryer nga Pediatric Departament në spitalin Tongji, fëmijët që kanë probleme me diarre dhe ethe duhet të testohen për Covid-19, transmeton portal arbresh.info

“Shumica e fëmijëve kanë simptoma të lehta nga Covid-19 dhe ato pak raste serioze kanë probleme shëndetësore thelbësore”, tha Ëenbin Li, autore e studimit.

Sipas saj është e lehtë të diagnostifikohet kur një fëmijë vuan nga Covid-19, edhe nëse nuk paraqet simptoma të frymarrjes.

Studimi sqaron se qelizat e Covid-19 gjenden edhe në zorrë. Në fakt, studimet e mëparshme kanë treguar tashmë një lidhje të mundshme midis virusit dhe mënyrës se si ai përhapet përmes traktit digjestiv.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit analizuan pesë fëmijë të cilët u dërguan në spitale për probleme të palidhura, por të gjithë kishin një rezultat pozitiv për koronavirusin e ri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme