Dy doza të vaksinës Sinofarm janë shfaqur të jenë me rreth 50.4 përqind efektive në parandalimin e infeksionit të koronavirusit tek punonjësit e kujdesit shëndetësor në Peru, ku numri i pacientëve po rritet për shkak të pranisë së varianteve të ndryshme.
Sipas autoriteteve, dhënia e një doze të tretë mund të konsiderohet përforcuese, transmeton portal arbresh.info
Në raport thuhet se vaksina Sinofarm, iu është dhënë punonjësve shëndetësorë, në kohën kur vendi po luftonte valën e dytë të pandemisë. Shumica e punonjësve të kujdesit shëndetësor morën të dyja dozat.
“Atëherë ne mund të konsiderojmë një dozë përforcuese, në mënyrë që të forcojmë mbrojtjen për punonjësit mjekësorë që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me Covid,” thuhet në studimin e botuar nga shkencëtarët nga Instituti Shtetëror i Shëndetit dhe dy institute të tjera kërkimore.
Sidoqoftë, vaksina është 94 përqind efektive në parandalimin e vdekjes nëse merren dy doza.
Vendet si Kamboxhia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, u kanë ofruar qytetarëve të tyre vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer si një dozë përforcuese, pas rivaksinimit me Sinofarm, shkruan Reuters.
“Sipas të gjitha gjasave, do të kemi nevojë edhe për dozën e tretë, pyetja është se kur është më mirë që të bëhet dhe se cilin lloj të vaksinës ta marrim si përforcues”, tha Lely Solari, një nga shtatë autorët e studimit.
Peru përfshiu infeksionet asimptomatike në studim, dhe Solari paralajmëroi se shumica e të dhënave u bënë bazuar në përvojat e punonjësve shëndetësorë. Punëtorët mjekësorë në Peru u vaksinuan ekskluzivisht me Sinofarm, sepse vaksina kineze ishte e para që mbërriti në vendin e Amerikës së Jugut, dhe më vonë banorët u imunizuan me vaksinat Pfizer dhe Astrazeneca./arbresh.info/
Vaksina Sputnik V, 83 përqind efektive kundër variantit Delta
Moti sot i vranët dhe me borë
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...