Google ADS

Studimi i Universitetit të Singaporit: Koronavirusi në Shqipëri përfundon në 2 gusht

15:16 | 29 Prill 2020
Arbresh.info

Shqipëria mund të shënojë zero raste të reja me koronavirus rreth datës 2 gusht.

Ky parashikim bëhet nga një studim analitik i Universitetit të Teknologjisë dhe Dizajnit të Singaporit me rastet e infektimeve në vend. Më shpejt nga vendet e rajonit, pandemia mund të përfundojë në Maqedoninë Veriore.

Një studim analitik i Universitetit të Teknologjisë dhe Dizajnit të Singaporit me rastet e infektimeve në Shqipëri, parashikon që pandemia e koronavirusit do të marrë fund rreth datës 2 gusht. Universiteti thekson se parashikimi bëhet vetëm për arsye studimi, ndërsa paralajmëron se për shkak të dinamikës, gjendja mund të ndryshojë.

Fundi i pandemisë do të thotë se rreth datës 2 gusht të këtij viti, bazuar në ecurinë e deritanishme, Shqipëria do të regjistrojë zero raste të reja me Covid-19.

Në nivel global, ky studim parashikon se pandemia do të përfundojë rreth datës 1 dhjetor 2020, duke marrë parasysh hyrjen e stinës së dimrit në hemisferën jugore të planetit.

Në lidhje me rajonin, bie në sy se në vendet e tjera, si në Greqi, Maqedoninë Veriore apo në Serbi, pandemia do të përfundojë më shpjet, pavarësisht se kanë më shumë raste të infektuarish me koronavuris apo dhe viktima.

Kështu sipas studimit, në Maqedoninë e Veriut, pandemia do të përfundojë më 22 maj, shumë më shpejt se vendet e tjera të rajonit. Në Greqi, studimi parashikon se pandemia do të përfundojë më 23 maj, ndërsa në Serbi më 8 qershor.

Deri tani autoritetet në vend kanë paralajmëruar një hapje graduale të vendit dhe heqje të masave kufizuese hap pas hapi, përfshirë dhe hapjen e pjesshme të plazheve./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme