Ndërsa e gjithë bota po lufton me pandeminë e COVID-19 , shkencëtarët amerikan nga Universiteti i Karolinës së Veriut dhe Universiteti Duke kanë bërë një zbulim të rëndësishëm që mund të ndihmojë në luftën kundër shpërthimeve të ardhme të virusit.
Shkencëtarët kanë zbuluar një antitrup që do të mbrojë njerëzit nga COVID-19, variantet e tij dhe llojet e tjera të koronavirusit.
Është raportuar se antitrupi i quajtur DH1047 lidhet me qelizat e virusit dhe i neutralizon ato, duke i penguar ato të shumohen.
Është raportuar se antitrupi i zbuluar ishte efektiv si në parandalimin e infeksionit ashtu edhe për të ndihmuar në trajtimin e një personi të infektuar tashmë me koronavirus.
Ekipi hulumtues në Universitetin e Karolinës së Veriut dhe Universitetin Duke në Durham janë shprehur se ata besojnë se kanë bërë zbulim të rëndësishëm që mund të ndihmojë në luftimin e pandemisë aktuale dhe shpërthimeve të ardhshme të viruseve.
Ekspertët besojnë gjithashtu se antitrupi i zbuluar me emrin DH1047 do të kontribuojë në studimet e ‘super vaksinës’.
Dr Barton Haynes, drejtor i Institutit të Vaksinave në Universitetin Duke dhe bashkëautor i studimit, tha në një deklaratë:
“Ky antitrup ka potencialin të jetë terapeutik për epideminë aktuale. Është një zbulim që mund të përdoret gjithashtu për viruset që transmentohen nga kafshët te njerëzit dhe epidemitë e ardhshme.”
Hayenes shpjegoi se antitrupi i quajtur DH1047 është efektiv në të gjitha variantet dhe mutacionet e koronavirusit.
“Si rezultat, antitrupi DH1047 mund të çaktivizojë disa lloje të koronavirusit,” tha Hayenes. tha.
Ekspertët kanë zbuluar se antitrupi DH1047 është testuar te minjtë dhe mund të mbrojë brejtësit nga zhvillimi i infeksionit Covid-19 pas ekspozimit ndaj virusit.
Antitrupi u përcaktua të jetë efektiv kundër të gjitha varianteve, duke përfshirë variantin shumë ngjitës Delta.
Ekspertët thanë se ky zbulim mund të ketë ndikim jo vetëm në pandeminë e koronavirusit, por edhe në pandemitë e mundshme në të ardhmen.
Projekti i ekipit tashmë është mbështetur nga një grant prej 2.6 milionë dollarësh nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive./bbc/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...