Kalimi i kohës në një bar, restaurant apo vetëm darkat me miqtë rrisin rrezikun e infektimit me koronavirus, kanë theksuar disa studiues francezë.
Studimi i fundit shton se shoqërimi dhe ngrënia jashtë janë shumë më të rrezikshme se aktivitetet tjera, të tilla si përdorimi i transportit publik ose blerja nëpër markete, shkruan AFP, transmeton portal arbresh.info
Studimi vjen në kohën kur Europa dhe SHBA-të po përballen me nivele të rritura të infeksionit dhe fillimin e një izolimi të ri.
Studiuesit nga Instituti Pasteur në Francë u përpoqën që të zbulonin faktorët e rritjes së infeksionit, përfshirë profesionet, mënyrën e transportit, vizitat, e gjëra të tjera.
“Ne pamë një rrezik në rritje që shoqërohej me frekuentimin e bareve dhe restoranteve”, tha autori kryesor, Arnaud Fontanet, një epidemiolog dhe anëtar i këshillit shkencor që drejton studimin.
Studimi u krye në tetor dhe nëntor, gjatë një periudhe fillestare të shtetrrethimit dhe më pas kufizimeve më të forta që panë shumicën e institucioneve të mbyllura pjesërisht ose plotësisht.
Fontanet i tha AFP se për shkak se baret dhe restorantet nuk po funksionojnë si normalisht, ishte e vështirë të vlerësohej roli i tyre i saktë në transmetim dhe pranoi se mbyllja e këtyre bizneseve ishte një veprim “i ndjeshëm”, transmeton portal arbresh.info
Kafenetë dhe restorantet franceze kanë mbetur të mbyllura edhe pasi kufizimet në të gjithë vendin u lehtësuan në fillim të kësaj jave.
Studimi është kryer me 3,400 njerëz të infektuar me Covid-19 dhe 1,700 të tjerë që nuk ishin prekur nga virusi.
Ata zbuluan se frekuentimi i restoranteve, bareve apo palestrave shoqërohej me një rrezik në rritje të infeksionit, ndërsa përdorimi i transportit publik dhe vizitat në dyqane nuk ishin./arbresh.info/
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...