Google ADS

Studimi anglez: Shumë pak njerëz vdesin pas vaksinimit

22:59 | 30 Prill 2021
Trina Galanxhi

Sipas një studimi të fundit anglez, një numër shumë i vogël i njerëzve, kryesisht të moshuarish, përfundojnë në spital ose vdesin pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer ose AstraZeneca.

Ata paraqitën të dhëna aktuale mbi një nëngrup të pacientëve të shtruar në spital me Covid në Britani të Madhe dhe arritën në përfundim se gjetjet treguan një nivel të caktuar të “dështimit të vaksinës”, transmeton portal arbresh.info

Këto janë raste kur njerëzit e vaksinuar infektohen gjithsesi, por ekspertët thonë se “nuk është e papritur”.

Calum Sepmle, profesor në Universitetin e Liverpolit dhe autor i studimit tha se “ata që mund të sëmuren, në mesin e të moshuarve, kanë imunitet të dobët dhe se vuajnë nga një sëmundje tjetër serioze”.

“Ne nuk jemi duke thënë se vaksina nuk funksionon, por thjesht nuk është e përsosur”, shtoi Semple.

Studiuesit vunë në dukje se “shumica dërrmuese e rasteve të infeksionit, si dhe vdekjet nga covida-19 pas vaksinimit, ishin midis njerëzve të moshuar, të ndjeshëm”.

Britani është vendi që ka kryer fushatën më të shpejtë të vaksinimit, me më shumë se 33.8 milionë doza të para të përfundura./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme