Google ADS

Studimet e reja thonë se njerëzit që e kanë kaluar koronavirusin kanë pak gjasa të infektohen sërish

14:30 | 26 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Dy studime të fundit mjekësore sugjerojnë se njerëzit që e kanë kaluar njëherë koronavirusin nuk kanë të ngjarë që të infektohen sërish për një peridhë kohe deri në gjashtë muaj, ose më shumë.

Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit me antitrupa nga infeksionet natyrore janë në ‘rrezik shumë më të ulët dhe do të fitojnë mbrojtje edhe më të madhe pas vaksinimit’ tha Dr. Ned Sharpless, drejtor të Institutit Kombëtar të Kancerit në SHBA, i cili zhvilloi një nga studimet, shkruan Fox News, transmeton portal arbresh.info

“Mund të ndodhë shumë rrallë që ata të infektohen sërish”, tha ai.

Të dy studimet përdorën dy lloje testesh. Njëra është një test gjaku për antitrupat, të cilët bashkohen me një virus dhe ndihmojnë në eliminimin e tij; antitrupat mund të zgjasin për shumë muaj pas infektimit. Lloji tjetër i testit përdor nazale ose mostra të tjera për të zbuluar virusin ose pjesët e tij, duke sugjeruar infeksion aktual ose të fundit.

Njëri studim i botuar në Neë England Journal of Medicine, përfshiu më shumë se 12,500 punonjës shëndetësorë në Spitalet e Universitetit të Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar. Midis 1,265 që kishin antitrupa koronavirus në fillim, vetëm dy patën rezultate pozitive në testet për të zbuluar infeksionin aktiv në gjashtë muajt në vijim dhe asnjëri nuk kishte simptoma.

Bashkimi Evropian fillon shpërndarjen e vaksinave të koronavirusit, ndërsa po vazhdon përhapja e variantit të ri

Në anën tjetër, studimi i kryer nga Instituti Kombëtar për sëmundjes kancerogjene në SHBA, përfshiu më shumë se 3 milionë njerëz që kishin analiza të antitrupave nga dy laboratorë privatë në Shtetet e Bashkuara. Më pak se 1% e atyre që fillimisht kishin antitrupa më vonë dolën pozitivë për koronavirusin, krahasuar me 3% të atyre që nuk kishin antitrupa të tillë, transmeton portali arbresh.info

Shkencëtarët thonë se gjetjet nuk janë ‘suprizë’, megjithatë sipas tyre janë shqetësuese sepse ‘u tregojnë njerëzve se imuniteti ndaj Covid-19 është shumë i zakonshëm’.

Akoma, antitrupat vetë mund të mos jenë mbrojtja, ato mund të jenë vetëm një shenjë që pjesët e tjera të sistemit imunitar janë në gjendje të luftojnë çdo ekspozim të ri ndaj virusit, thuhet në studim.

Shkencëtarët kanë theksuar se ende nuk është e ditur se sa zgjat imuniteti pas infeksionit, ndërsa shtojnë se rastet me infeksione të dyfishta janë konfirmuar, prandaj sipas tyre njerëzit duhet të repsketojnë masat e vendosura nga qeveritë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme