Drejtorja e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq në intervistë për TV Telma bëri të ditur se rritet numri i pacientëve që kanë kaluar coronavirusit dhe tani kanë komplikime.
“Komplikimet pas COVID-19 do të jenë edhe te fëmijët edhe më të shpeshta. Kolegët e kardiologjisë vërejnë numër të madh të pacientëve me probleme akute të zemrës edhe atë edhe te pacientë që kanë kaluar virusin me formë të lehtë të sëmundjes”, thotë Stevanoviq.
Ajo shton se mjekësia ende nuk din për këtë fenomen dhe se duhet të ndjeket gjendja e pacientëve pas coronavirusit për një periudhë të gjatë.
“Besoj se do të kemi sëmundje psikiatrike, neurologjike dhe kardiovaskulare. Të mos flas për pasojat në mushkëri. Për fat të keq ende nuk kemi protokoll se si do t’i ndjekim pacientët me komplikime pas coronavirusit, por ne edhe tani rekomandojmë të bëhen kontrolle interne për pacientët pas COVID-19”, tha Stevanoviq.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024