Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës, ka shprehur shqetësime të subjektit që përfaqëson, për gjendjen e krijuar në vend si pasojë e mënyrës së menaxhimit të pandemisë së koronavirusit.
Ai në Edicionin Special shfaqi kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti, njofton Klan Kosova.
”Kjo është një fatkeqësi nëpër të cilën po kalon popullata jonë, dhe do duhej ta kishim një qeveri që do t’ua shtrinte dorën qytetarëve të saj. Nuk do ta zgjedhte abstenimin, por do ta zgjedhte veprimin, dhe nuk do ta zgjedhte distancën, por do ta zgjedhte të vendosurit në ballë të një lufte, kundër kësaj pandemie”.
”Nga ajo që shohim ne, tashmë janë fakte të gjalla, që në të gjitha aspektet, kemi një qeveri, veprimet e së cilës janë të munguara, sepse ne kemi pasur një periudhë mjaftë të gjatë kur të gjitha këto parapërgatitje kanë mund të realizohen, dhe në vend se gjatë muajve të verës dhe pranverës të realizoheshin të gjitha këto dhe të kishin numër të madh të vaksinuarve, neve sot na ndodh që të kemi më shumë se 500 mijë vaksina të dështuara, rreth 133 mijë ishin me afat të skaduar dhe 400 mijë të tjera të refuzuara nga dy shtete që e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë”.
Sipas Stavilecit, një gjë e tillë ka shkaktuar reaksion negative zingjiror përveç sektorit të shëndetësisë, edhë në dy sektorë jetik për Kosovën, atë të arsimit dhe ekonomisë.
”Ne shohim se aty ka probleme të jashtëzakonshme. Ajo që po ndodh me vdekjet dhe numrin e madh të rasteve në sektorin e shëndetësisë, shohim se dështim të madh, rrezikim kemi edhe në fushën e arsimit, ku rreth 330 mijë nxënës kanë mbetur në një mënyrë nën mëshirën e fatit, sepse ende nuk kemi një udhëzues të Ministrisë së Arsimit për organizimin e vitit të ri shkollor”.
”Në këtë lëmsh që është krijuar, fatkeqësisht njerëzit tanë gjatë ditëve të fundit kanë humbur njerëzit e tyre më të dashur”.
”Shëndeti i qytetarëve do duhej të ishte primar”, shprehet Stavileci.
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...