Kosova ka shënuar edhe një tjetër natë me një numër të madh të të infektuarish me koronavirus.
183 raste të reja janë shënuar gjatë natës së sotme, ndërsa është rritur edhe numri i viktimave, shkruan portal arbresh.info
Sipas IKShP-së, aktualisht janë rreth 1800 raste aktive, apo llogaritur për numrin e banorëve, një në 1000 persona i infektuar.
IKSHPK ka bërë thirrje që të zbatohen rregullat, ndërsa ka theksuar se bartja e maskave është obligative.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur që të kthejë masat e rrepta të izolimit për disa qytete në Kosovë, të cilat edhe kanë numrin më të madh të të prekurve nga infeksioni Covid-19./arbresh.info/
https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2884537361674249
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...