Rusia ka miratuar përdorimin e vaksinës Sputnik V kundër koronavirusit edhe për gratë shtatzëna.
Ministria e Shëndetësisë në Rusi ka specifikuar se komuniteti i ekspertëve vendosi të shfuqizojë kundërindikacionet për përdorimin e asaj vaksine për gratë shtatzëna, shkruan Reuters, tranmseton portal arbresh.info
“Kjo hap mundësinë për të vaksinuar gratë shtatzëna me një rrezik të lartë të një forme të rëndë infeksioni”, thuhet në deklaratë.
Ministria spjegoi se vendimi u mor duke marrë parasysh rezultatet pozitive të provave klinike dhe sigurinë e vaksinës, si dhe të dhënat e mbledhura mbi efikasitetin dhe sigurinë e saj gjatë provave klinike në periudhën pas regjistrimit.
Ministria e Shëndetësisë në Rusi theksoi se gratë shtatzëna gjithashtu mund të infektohen me virusin corona, ndër të tjera, me një formë të rëndë. Vaksina Sputnik V, e prodhuar nga Instituti i Kërkimit Shkencor Gamaleya në bashkëpunim me Fondin Rus të Investimeve Direkte, mori një certifikatë regjistrimi nga Ministria Ruse e Shëndetësisë më 11 gusht, duke e bërë atë vaksinën e parë të regjistruar kundër virusit korona në botë./arbresh.info/
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë