Nëse Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Shëndetësisë nuk miratojnë para shtesë për trajtimin e pacientëve me Kovid-19, spitali i Strugës vështirë se do të jetë në gjendje të funksionojë, thotë drejtori Muhamed Asani.
Ai thotë se që nga fillimi i pandemisë, kanë marrë ndihmë nga pushteti qendror vetëm 3,500 maska mbrojtëse. Ato i kanë harxhuar brenda një jave.
Asani thotë se megjithëse ata kërkuan më shumë para disa muaj më parë, ende nuk kanë marrë një përgjigje konkrete nga ministria dhe Fondi. Spitali i Strugës nuk ka një repart infektiv, kështu që rastet pozitive trajtohen në repartin intern, ku aktualisht po trajtohen 18 pacientë. Edhe spitali në Ohër po përballet me të njëjtat probleme. Ata presin më shumë para.
“Kostot janë rritur jashtëzakonisht shumë, por ne duhet të luftojmë, për të menaxhuar atë që na duhet. Kjo është një krizë për të gjithë, dhe ne duhet të merremi me këtë krizë”, tha Goran Balev-drejtor i spitalit të përgjithshëm Ohër.
Ndryshe nga java e kaluar, kur kishte 40 pacientë të shtruar në spital, aktualisht ka 80 të shtruar në spitalin e Ohrit. Nga Ministria e Shëndetësisë informuan për Alsatin se po punojnë në sigurimin e parave shtesë që do të mbulojnë kostot. Nga drejtorët e të gjithë spitaleve u kërkua të paraqisnin raporte mbi kostot shtesë të shkaktuara për shkak të trajtimit të pacientëve me koronavirus. Paratë do të kërkohen përmes Fondit Shëndetësor./Alsat
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...