Kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se po bëhet një plan se si të fillojmë lehtësimin e disa prej masave pas një majit.
“Po bëhet një plan se si të fillojmë lehtësimin e disa prej masave pas një majit, në mënyrë që të mund të kthehemi në normalitet.
Kemi konsideruar që masat për distancimin fizik japin rezultate, kështu që ka pasur vendime për të mos punuar në shkolla, kopshte, shumë kompani nuk kanë punuar, përfshirë ato në hotelieri, turizëm”, tha kryeministri teknik Oliver Spasovski gjatë konferencës online.
I pyetur nëse do të kishte një karantinë 14-ditore në Kumanovë, Spasovski u përgjigj se Kumanova nuk duhet të krahasohet me Dibrën.
“Do të diskutojmë në seancën qeveritare, çështja e parë është regjistruar në Dibër, atëherë nuk kemi pasur krizë apo gjendje emergjente, nëse keni një person, është logjike të mbyllni vendin, në mënyrë që virusi të mos përhapet. Nëse do të merren masa kufizuese, ne do të shohim dhe diskutojmë dhe çfarë efekti do të kishte kjo karantinë në popullatë”, tha Spasovski./Telegrafi
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...