Një kontigjent prej mbi 38 mijë vaksinash anti-COVID të AstraZeneca-s do të mbërrijnë të mërkurën në Kosovë.
Kjo u bë e ditur nga një njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar të dielën më 10 maj.
Burime brenda kësaj ministrie konfirmuar brenda klankosva.tv vaksinat do të arrijnë në orën 08:30 të mëngjesit.
“Ministria e Shëndetësisë do të pranojë edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Këto doza do të arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite. Me pranimin e këtyre dozavë të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19.
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale