Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 680 testime për coronavirus, ndërsa 80 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-54, Tetovë-3, Veles-4, Kavadar-2, Gostivar-7, Kriva Pallankë-1, Koçan-3, Vinicë-2, Dellçevë-1 dhe Shën Nikollë-2.
Kanë ndërruar jetë edhe tre pacientë: një nga Shkupi (48-vjeç), një nga Struga (78) dhe një nga Strumica (68).
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 97 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 21.193, prej të cilëve 16.397 janë shëruar, ndërsa 800 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive për momentin është 3.996./telegrafi
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...