Google ADS

Sot asnjë viktimë dhe vetëm 2 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

15:09 | 30 Qershor 2021
V. S.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.216 testime për coronavirus, ndërsa vetëm dy raste kanë rezultuar pozitiv.

Të dy rastet e reja janë nga qyteti i Shkupit.

MSh informon se në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar persona të vdekur dhe të shëruar nga COVID-19.

Ndryshe, me dy rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 155.684, prej të cilëve 149.977 janë shëruar, ndërsa 5.484 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (30 qershor) është 223./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme