Google ADS

Sinovac dhe Sinopharm – Çfarë dimë për vaksinat kineze?

14:01 | 3 Shkurt 2021
Arbresh.info

Kina ka zhvilluar vaksinat COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Ishte shteti i parë në botë që dha një vaksinë për një pjesë të popullatës në verën e vitit 2020.

Për momentin i ka 16 vaksina të ndryshme në faza të ndryshme të zhvillimit, por prijës për momentin janë Sinovac dhe Sinopharma, raporton BBC.

Kina ka arritur marrëveshje me më shumë se 20 shtete dhe ka plane të eksportoj vaksina në të gjithë botën.

Fillimisht virusi vritet dhe pastaj u jepet individëve, sikurse vaksina e Hepatitit A dhe vaksina e tërbimit, pasi që virusi është i vdekur nuk mund të shkaktoj sëmundje. Pasi të injektohet, sistemi imun i individit përgjigjet dhe prodhon antitrupa të gatshëm të luftojnë ndonjë infeksion me corona në të ardhmen.

Sikurse për vaksinat Pfizer dhe Moderna, edhe këtu nevojiten dy doza. Por, për dallim nga vaksinat Pfizer dhe Moderna të cilat nevojitet të ruhen në frigorifer në temperatura ekstreme të ulta, Sinovac dhe Sinopharm mund të ruhen në frigorifer të rëndomtë. Ky paraqet një avantazh kyç për ruajtje dhe transport të vaksinave, sidomos në vendet e botës ku temperaturat rrallë zbresin nën 30 gradë celcius, transmeton arbresh.info.

Sinophram pretendon se vaksina është 79% efektive në parandalimin e simptomeve të COVID-19.

Vaksina e Sinovac, që quhet CoronaVac, në fillim është konsideruar të jetë 91.25% e efektshme, por në studime të mëtejshme janë paraqitur rezultate të ndryshme. Por, Sinovac thotë që në pengimin e paraqitjes së simptomave të rënda të COVID është edhe më e efektshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme