Që kur u zbulua Omicron, simptomat mes tij dhe llojeve të tjera të koronavirusit janë diskutuar shumë.
Simptomat ‘klasike’ të Covid-it janë përgjithësisht të njohura në këtë pikë: një kollë e vazhdueshme, ethe dhe humbje e nuhatjes ose shijes, trasnemton portal arbresh.info
Por kur bëhet fjalë për Omicron, simptomat e raportuara janë të ndrysëhme, ndërsa të së fundmi janë zbuluar edhe simptomat që lidhen me sytë dhe flokët, shkruan Mirror.
Pjesa më e madhe e të të infektuarve me Covid në botë gjatë dy muajve të fundit, kanë shfaqur simptomat e variantit Omicron, i cili nga shkencëtarët po konsiderohet më i lehtë se Delta.
Kohët e fundit dy simptoma të çuditshme të virusit janë raportuar tek të sëmurët: sytë e skuqur dhe humbja e flokëve.
Varianti i ri Omicron godet enzimën konvertuese të angiotenzinës 2 (ACE2, e cila gjendet në pjesë të syve si retina dhe qelizat që rreshtojnë të bardhën e syrit dhe qepallën.
Këto simptoma shfaqen dy ditë pas infektimit me Omicron.
Sipas Shoqatës Amerikane të Akademisë së Dermatologjisë, rënia e flokëve është një simptomë e zakonshme e Covid dhe kjo ndodh pasi qimet hyjnë në fazën e “derdhjes” pasi personi të jetë prekur nga temperature.
Simptomat kryesore të Omicron janë dhembja e fytit, rrjedhja e hundëve, lodhja, teshtitja, dhimbja e shpinës, dhimbje e kokës, djersitje gjatë natës dhe dhimbja e muskujve./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...