Japonezët gjithmonë janë një hap përpara.
Shkrimtari izraelit, Ephraim Kishon, i lindur në Hungari, duke përshkruar udhëtimin e tij në Japoni tha se ‘ata punojnë gjithmonë me orar të zgjatur’.
Dhe përderisa të gjithë mendojnë për verën, atë bëjnë edhe japonezët, transmeton portal arbresh.info
Koha me lagështi në Japoni është zakonisht ajo që mbretëron gjatë verës dhe mesatarisht rreth 1 mijë njerëz vdesin çdo vi nga sulmi në zemër.
Japonia është gjithashtu vendi me popullsinë më të vjetër në botë. Dhe ekziston një problem tjetër: dehidratimi.
Veshja e një maskë gjatë verës shkakton tre probleme, raporton Financial Times:
– ndalon hyrjen e ajrit të ftohtë i cili ngre temperaturën e trupit veçanërisht mbi qafë
– ruan ajrin e lagësht në mënyrë që fyti të mos thahet dhe personi të mos ndiejë nevojë për lëng
– për shkak të presionit shoqëror për të veshur maskë, njerëzit pinë më pak ujë
Për shkak të gjithë kësaj, mjekët japonezë janë të shqetësuar se veshja e maskave në kushte të tilla klimatike mund të çojë në disa qindra vdekje të tjera. Kështu që ata i thanë ndërmarrësve japonezë të bëjnë një përpjekje dhe të hartojnë maska që do të mbrojnë kundër virusit, por në të njëjtën kohë të ftohin fytyrën dhe ajrin që thithet.
Dhe ata i janë përgjigjur thirrjes me shpejtësi. Tashmë Japoni ka filluar prodhimin e maskave që përmban një xhel ftohësi.
Tregu nuk është problem. Përkatësisht, shumica e vendeve në Azinë Juglindore po tregojnë interes.
Sidoqoftë, mjekët kanë bërë thirrje që të pihet sa më shumë ujë gjatë vetës, në mënyrë që trupi të marrë lëngjet e nevojshme gjatë verës dhe sidomos tani kur maskat janë bërë të detyrueshme./arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...