Sipas Dr. Anthony Fauci është një hap i rëndësishëm që të rriturit mund të ndërmarrin për të mbrojtur fëmijët që janë shumë të vegjës për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.
“Mënyra e vetme për të mbrojtur fëmijët e vegjël nga koronavirusit, është që ti mbani ata të rrethuar me njerëz që janë të vaksinuar”, tha ai për CNN, transmeton portal arbresh.info
Në SHBA, në shtetet me përqindje të ulët të vaksinimit, janë paraqitur shumë raste për vizita urgjente dhe shtrime në spital të fëmijëve të prekur me Covid.
Në periudhën dyjavore nga mesi deri në fund të gushtit, vizitat për fëmijët deri në moshën 17 vjeç ishin 3.4 herë më të larta në shtetet me normat më të ulëta të vaksinimit dhe shtrimet në spital ishin 3.7 herë më të larta se në shtetet me normat më të larta të vaksinimit.
Delta nuk shkakton sëmundje të rënda te fëmijët
Sipas Sekretarit shtetëror të Shëndetësisë në Uashington, Umair Shah, shtetet që kanë një mandat vaksine të detyruar janë duke parë një rënie të fëmijëve të sëmurë.
Të paktën 41% e fëmijëve midis 12 dhe 15 vjeç janë të vaksinuar dhe pak më pak se gjysma e 16-17-vjeçarëve të shtetit janë plotësisht të vaksinuar gjithashtu.
Fauci ka theksuar se nëse SHBA dëshiron që të mbajë mësim nëpër shkolla, atëherë duhet të kërkoj nga fëmijët që të bartin maskë, në mënyrë që të frenohet përhapja e koronavirusit tek fëmijët.
Disa spitale në Shtetet e Bashkuara janë afër kapacitetit të plotë pasi Covid-19 vazhdon të përhapet, dhe së shpejti zyrtarët mund të bëjnë zgjedhje se kush do të marrë trajtim mjekësor në njësitë e kujdesit intesiv, thotë Fauci.
“Maskat janë të rëndësishme”, thotë Fauci, por ai theksoi se “vaksinimi është gjëja primare që mund të ndalojë pandeminë”.
Me përhapjen e variantit shumë të transmetueshëm Delta që po prish jetën e njerëzve në botë, zyrtarët dhe ekspertët e shëndetit kanë filluar të punojnë drejt administrimit të një doze përforcuese të vaksinës./arbresh.info/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist