Gjatë pandemisë COVID-19, prindërit janë përballur me rrethana sfiduese për të ekuilibruar punën, shtëpinë, kujdesin për fëmijët dhe mbështetjen e mësimit në distancë për fëmijët e moshës shkollore pa ndihmë nga sistemet e tyre të rregullta të mbështetjes siç janë shkollat, kujdesi për fëmijët dhe shpesh të tjera edhe anëtarët e familjes.
Një studim në Gjermani ka shqyrtuar sjelljen e përditshme të prindërve gjatë kufizime dhe mbylljes së shkaktuar nga pandemia, transmeton portal arbresh.info
Studimi ka gjetur se prindërit që kërkojnë pavarësinë e fëmijëve, kanë qenë shumë kontribues në mirëqenien pozitive të fëmijëve, duke i angazhuar në përditshmërinë e tyre normale, përfshirë leximin, lojën dhe mësimet për fëmijët që janë në shkollë, dhe duke ua lënë atyre lirinë e zgjedhjes në kohë të vështira.
Gjithashtu, është gjetur se pikërisht klima prindërore ka ndikuar në klimën positive të familjes përgjatë pandemisë.
Studimi është kryer online përmes mediave sociale./arbresh.info/
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...