Google ADS

Shumica e gjermanëve duan të vaksinohen kundër koronavirusit

10:58 | 27 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Sipas një studimi të kryer nga Insituti për Hulumtime Ekonomike në Gjermani, shumica e gjermanëve duan të vaksinohen kundër koronavirusit, sapo vaksina të jetë gati.

Sipas hulumtimit, 70 përqind e gjermanë i kanë thënë ‘po’ vaksinës, transmeton portal arbresh.info

Gjithashtu, një pjesë tjetër e gjermanëve mendojnë se duhet të kenë më shumë informacione mbi vaksinën kundër infeksionit Covid-19.

Studimi thekson se detyrimi për të vaksinuar mund të jetë një alternativë ndaj masave të tjera shtrënguese, të tilla si kufizimi i kontakteve dhe orarit të shkurtuar të punës në objektet e hotelierisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme