Variant Delta i koronavirusit mund të ketë simptoma më të buta dhe zakonisht shumë lehtë mund të ngatërrohen me alergjinë dhe ftohjen.
Kjo është edhe arsyeja se pse disa njerëz shumë shpesh e ngatërrojnë infeksionin me ftohjen, transmeton portal arbresh.info
Luiziana Kanter , një zyrtare shëndetësore nga shteti amerikan, tha se Delta ka ende simptoma tipike të tilla si kollë, ethe dhe gulçim, por shtoi se ai sheh gjithnjë e më shumë pacientë me simptoma të ndryshme si sinusit, rrufë dhe dhimbje të fytit.
Këto janë shenjat që tregojnë se pacientët mund të jenë infektuar me variantin Delta, shkruan gazeta “Hill”.
“Ju mund të keni simptoma relativisht të lehta, të cilat lehtë mund t’i ngatërroni me alergji ose një ftohje që keni marrë nga një fëmijë kopshti. Por nëse keni ndonjë simptomë, pavarësisht sa e butë, edhe nëse është vetëm një dhimbje fyti ose një rrjedhje nga hundë, ju duhet të testoheni dhe të kufizoni kontaktet tuaja derisa të merrni rezultatin, “shtoi Kanter.
“Të dhënat tona tregojnë se njerëzit të cilët janë vaksinuar dhe më pas kanë rezultuar pozitivë për Covid, ka të ngjarë të kenë teshtitje si simptomë, në krahasim me njerëzit që nuk e kanë marrë vaksinën,” shkruan studiuesja.
Sipas ekpertëve maskat e pambukut mund të mos jenë efektive sa maskat KN95 ose N95 në mbrojtjen kundër variantit Delta./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...