Në seancën e katërt video-konferenciale të Shtabit për menaxhimin me krizave pranë QMK-së, e cila u zhvillua këtë pasdite, institucionet në Sistemin për menaxhim me kriza (SMK) janë të obliguara të paraqesin të dhëna ditore sipas aftësive të komunikimit operacional për angazhimin e tyre për zbatimin e Planit të veprimit dhe çdo të premte të paraqesin njoftim të sublimuar javor me shkrim.
“Në kontekstin e veprimit në terren, u koordinua nevoja e justifikuar për pajisje mbrojtëse personale, dezinfektues dhe çështje tjera që lidhen me funksionimin në terren të pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ushtrisë, të cilët jashtë i sigurojnë institucionet spitalore, ku trajtohen pacientët me Kovid-19”, kumtoi Shtabi – trupi ekspert i operacioneve që menaxhon aktivitetet për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të krizës.
Në seancën e Shtabit të përgjithshëm, e kryesuar nga u.d drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov, morën pjesë përfaqësues të subjekteve në Sistemin për menaxhim me kriza, të emëruar në përputhje me Ligjin për menaxhimin e krizave.
Në seancat e Shtabit të Përgjithshëm, është përcaktuar konkretisht lloji dhe numri i forcave dhe kapaciteteve të njësive ushtarake, qëllimi dhe detyrat që kërkohen nga ata, si dhe kohëzgjatja e veprimtarive konkrete dhe angazhimeve të njësisë ushtarake.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...