Frika e një vale të re të infektimeve me koronavirus në rajonin e Toskanës ka bërë që guvernatori Enrico Rossi t’i kërkojë qeverisë një ndërhyrje të menjëhershme për të bllokuar hyrjen e të huajve në vend. Frika është rritur pasi orët e fundit në këtë rajon janë identifikuar 16 raste të reja nga të cilët 13 ishin të sapokthyer nga Tirana dhe 1 nga Ekuadori.
“Qeveria duhet të ndërhyjë: në veçanti ministria e Brendshme dhe ajo e Shëndetësisë”, – kërkon urgjentisht Rossi duke sjellë në vëmendje udhëtimet nga aeroportet e Pizës dhe Firencës.
“Nëse gjurmimi i pasagjerëve dhe mbikëqyrja aktive e tyre nuk është e mundur, ka vetëm një mundësi: bllokimin e fluturimeve direkte”, – kërcënon guvernatori i Toskanës. Ai thotë se duhet një përgjigje kombëtare për këtë çështje për fluturimet që vijnë edhe nga Bangladeshi, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.
Rossi tha se ka kontaktuar menjëherë konsullatat e Perusë, Bangladeshit dhe Shqipërisë. Ai u ka kërkuar që udhëtarët që vijnë nga këto vende të karantinoren për 14 ditë pas hyrjes në Itali. Toscana ka vendosur pikat e pritjes dhe kontrollit për të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet jashtë BE-së në aeroportet e Pizës dhe Firencës. Në këto qendra do të jetë e mundur të kryhen testet shëndetësore të nevojshme për të parandaluar një infeksion të mundshëm nga Covid-19. /lapsi/
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...