Rritja shumë e madhe e numrit të të infektuarve, por për më tepër e të shtruarve në spitale ka sjellë një rrezik të madh për rimbylljen e vendit. Dhe problemi tani nuk është as numri i lartë i infektimeve dhe as i shtrimeve, por ezaurimit të numrit të mjekëve dhe infermierëve të nevojshëm për përballimin e situatës që po precipitoi shqetësueshëm.
Këtë alarm kritik e ngriti sonte, Ilir Beqaj, ish-ministër i Shendetësisë dhe aktualisht deputet i PS. Në intervistë ai tha se qytetarët e kanë shpërdoruar situatën e lirimit të masave dhe duhet të bëjnë kujdes, sepse spitale mund të hapen pa fund, por po shkojmë drejt ezaurimit të mjekëve dhe infermierëve, të cilët kanë punuar prej 5 muajsh pa ndërprerje.
Njerëzit që kanë nevojë për ndihmë mjekësore, që kanë nevojë për t’u intubuar, ky është problemi pasi nuk ka më mjekë dhe infermierë për të trajtuar të sëmurët.
Duke u ndalur në atë që e thekson si ezaurim të mjekëve, z.Beqaj paralajmëroi se pikërisht kjo mund të sjellë një mbyllje përsëri të vendit.
“Sigurisht që ezaurimi i kapaciteteve spitalore mund të na detyrojë të bëjmë edhe shtrëngesa të paimagjinueshme. Duhet përgjeshmëri. Mund t’i kërkjojmë çdo gjë qeverisë, por një gjë nuk e zgjidhim dot. Nuk bëjmë dot rritje të numrit të mjekëve dhe infermierëve. Mund të hapim edhe Covid 5 dhe Covid 6, por mjekë dhe infermierë pa kufi nuk bëjmë dot.
Edhe sot janë njerëz që prej 5 muajsh jetojnë me një ngarkesë të jashtëzakonshme,”-deklaroi Beqaj.
Më tej ish ministri shpreh një tjetër shqetësim, atë të numrit të lartë të të infektuarve në testimet ditore.
“Shumë apo pak teste kjo është relative. Edhe nëse do kishte teste më shumë çfarë do të ndryshonte? Ajo që bën përshtypje është se Shqipëria ka një përqindje të lartë të rasteve të reja në raport me testet,”-deklaron Beqaj./noa/
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...