Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë ka paraqitur amendimin e marrëveshjes mes kompanisë Pfizer dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, duke u shprehur se qeveria shqiptare garanton me këtë marrëveshje, vijimin e procesit të vaksinimit për të gjithë popullatën, duke përfshirë edhe dozat pediatrike.
Ministrja Manastirliu ka bërë me dije se për vitin 2022 është parashikuar blerja e 1 milion dozave të vaksinës Pfizer.
“Marrëveshja që ne kalojmë sot për miratim në Kuvendin e Shqipërisë na vë në dispozicion dhe 1 milion doza të tjera të vaksinës Pfizer, të cilat do të vijnë sipas një kalendari, duke filluar nga muaji maj dhe deri në muajin dhjetor të këtij viti, duke përcaktuar të gjitha afatet e kohës dhe jetëgjatësisë së vaksinës, në mënyrë që të kemi gjithë mundësinë për t’i përdorur në kohë, sipas planit tonë të përgjigjies të vaksinimit në vendin tonë. Sigurimi në vijim i vaksinave është një hap përpara drejt të paturit të garancisë për të vijuar në një normalitet që ne të gjithë e duam. Ndaj ne nuk kemi humbur kohë. Kemi bërë maksimumin për të mos pasur asnjë boshllëk me furnizimin me vaksina”, tha Manastirliu.
Në fjalën e saj, ministrja bëri me dije se është duke u diskutuar për aplikimin e dozës së katërt të vaksinës për të moshuarit dhe grupet e rrezikuara.
“Ne po përgatitemi me Komitetin e Ekspertëve të Vaksinimit dhe Komitetin Teknik të Ekspertëve të marrim një tjetër vendim, atë të aplikimit të dozës së dytë përforcuese apo të dozës së katërt për të moshuarit dhe grupet e riskuara. Një vendim që, nëse merret na gjen të përgatitur pasi disponojmë sot dhe do të disponojmë gjithashtu përgjatë këtij viti të gjitha dozat e nevojshme të vaksinave dhe mbi të gjitha na jep më shumë garanci që jeta e të moshuarve të mbrohet dhe jeta e kujt ka imunitet të kompromentuar të mbrohet, jeta e mjekëve, infermierëve të jetë e mbrojtur, e mësuesve gjithashtu dhe e gjithë kategorive të riskuara”, tha Manastirliu.
Aktualisht, mbi 60% e popullatës target ka marrë të paktën 1 dozë vaksine anticovid, ndërsa janë kryer në total mbi 2.8 milion vaksina. Qeveria shqiptare ka alokuar në buxhetin 2022 rreth 2,7 miliard lek për sigurimin e vaksinave anticovid./lapsi/
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...