Afro tetë mijë persona janë vaksinuar në ditën e parë të vaksinimit të hapur anti-COVID në Shqipëri.
Të martën në të gjithë Shqipërinë janë vaksinuar afro 12 mijë persona, shumica prej tyre kishin aplikuar tek e-Albania, ndërsa pjesa tjetër ishin qytetarë që merrnin paralelisht dozat e dyta të vaksinave.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Eugena Tomini, tha se edhe në ditën e dytë të vaksinimit masiv për të gjithë grupmoshën mbi 18 vjeç po ecën me ritme të shpejta.
Ditët e hapura të vaksinimit mbi 18 vjeç do të funksionojnë çdo muaj. Janë 23 mijë persona që kanë aplikuar tek e-Albania për t’u vaksinuar.
Aktualisht për vaksinimin masiv po përdoret vaksina Coronavac, ndërsa për qytetarët me probleme shëndetësore po përdoret vaksina Pfizer dhe AstraZeneca./Tvklan/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...